Afganistan: Sa janë evakuuar dhe sa kanë mbetur në Kabul?

Që nga e diela, SHBA ka evakuuar afro 7,000 njerëz nga Kabuli, tha të enjten një zëdhënës i Pentagonit.

Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se rreth 1,200 njerëz janë larguar nga Kabuli me fluturime për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 5 ditëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate filluan të përshpejtojnë nisjet në fund të korrikut ndërsa talebanët përfshinë Afganistanin,  por përpjekjet e evakuimit janë përballur me kritika për të qenë shumë të ngadalta.

Ushtria amerikane thotë se aktualisht ka aftësinë për të transportuar 5000 deri në 9,000 njerëz nga Kabuli në ditë, por kjo varet nga sasia e njerëzve që janë gati të largohen.

Ka pasur probleme me afganët që hyjnë në fushën ajrore dhe kanë dokumentet e duhura për t’u nisur.

Për sa i përket shtetasve amerikanë në Afganistan, Pentagoni vlerësoi të enjten rreth 300 ishin evakuuar në 24 orët e fundit, por zëdhënësi i tij tha se nuk e dinë sesa kanë mbetur në vend aktualisht./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 14:40