Afera me Inceneratorët, Berisha akuza: Rama, Agaci, Ahmetaj dhe Veliaj kanë përfituar 40 milionë euro në një vit, pa bërë asnjë punë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media, ku ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve. Berisha është shprehur se, nëse gjer sot pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punime dhe nuk kanë marrë shumën që u takon, kanë kaluar shumën e qindra milionë eurove, kompania e Ramës, Ahmetajt, ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim.

“Nuk ka forcë në këtë vend që mund t’i bëjë gjë. Kështu muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigande që tejkalon 420 milionë euro njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh anti-ligjore, falsifikime dokumentash, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet megjithëkëtë kjo ndërmarrje kriminale kjo aferë kriminale, është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe në botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla. Pavarësisht se pronarët e inceneratorëve janë shpallur në kërkim, vijon ende financimi i inceneratorëve sikur askush të mos jetë burgosur. Ftoj çdo shqiptar të pyesë si mundet pas të gjitha këtyre akuzave pas shpalljes në kërkim të pesudo pronarëve të kompanive të djegësve, qeveria e Edi Ramës dhe ministria e Financave të disbursojë gjer më sot rreth 100 milionë euro të vazhdoj të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit mbi 6 milionë euro, të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës mbi 6 milionë euro. Të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësit e Tiranës me një shumë prej 6 milionë euro. Si ndodhin këto? Kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se është vetë Edi Rama në krye të kësaj afere. Ai në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me entin rregullator që ndalon negociatat e mbyllura.

Nëse gjer sot pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punime dhe nuk kanë marrëshumën që u takon, kanë kaluar shumën e qindra milionë eurove, kompania e Ramës, Ahmetajt,Agacit dhe Veliaj ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm për faktin se është kompani qeveritare. Në këto kushte Skapi i partisë po përdoret i instrument për hetime fake për mbulimin e krimit monstruoz. Skapi i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 19.09.2022 12:27