Në Komisionin e Sigurisë, deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, nëse dhe ai e ka takuar ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Peleshi e ka mohuar, ndërsa ka shtuar se ai apo zyrtarë të tjerë të qeverisë, nuk parashikojnë nëse personi që takojnë ka probleme me ligjin në vendin e vet.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1377446699461182
Pjesë nga diskutimi:
Xhaferi: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?
Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndenjje për të fshehur.
Xhaferi: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.
Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar. Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.