Adnan Dibrani deputeti i parë shqiptar nga Kosova në Parlamentin Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Adnan Dibrani, ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë.

Në një postim në “X”, Tahiri ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova, i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv.

Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Postimi:

Urime Adnan!
Rrezultatet preliminare dhe raportimet e mediave suedeze po tregojnë se, z. Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova që ka fituar mandatin e eurodeputetit dhe nga sot, në 5 vitet e ardhshme do të jetë eurodeput në Parlamentin e Evropës.
Adnani, ka lindur në Mitrovicë, si i ri emigroi në Suedi, atje kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Përndryshe, Adnani për tri mandate ishte deputet në Parlamentin e Suedisë dhe poashtu ishte përfaqësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku e ndihmoi shumë 🇽🇰.