Acari dhe bora mbërthejnë edhe qytetin e Kukësit

Edhe pse jemi në mars, Kukësi është zbardhur nga reshjet e dëborës. Intensiteti i  reshjeve në zonat e larta malore ka qenë i lartë dhe për fare pak kohë kanë arritur ta zbardhin plotësisht vendin.

Tashësia e borës në mbi 800 m ka arritur në 10 cm, ndërsa në qytet dhe fshatrat e ulëta ende nuk ka zënë shtresë për shkak se shoqërimit të dëborës me shi.

Ndërkohë, edhe tuneli i Kalimashit është mbuluar nga bora si dhe rruga e Kombit.

Borëpastrueset janë në rrugë për të mbajtur në gatishmëri situatën për pastrimin dhe kriposjen.

Deri në këto momente nuk ka probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve në rrugë, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes  për shkak të lagështirës dhe dëborës.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashikohet stabilizim i situatës meteorologjike, ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Në fundjavën e ardhshme pritet një rritje e temperaturave rreth vlerës mesatare të stinës.

Shtuar 21.03.2021 04:03

Tags: , ,