Policia në Pogradec ka vënë në pranga një 23-vjeçari pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
“Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. P., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare”, njofton policia.
Detaje janë mësuar lidhur me këtë ngjarje. Familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh.
Sipas të dhënave vajza është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, ndërkohë që në komisiariat ka deklaruar se e ka gënjyer për moshën dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç, kishin folur disa ditë bë Facebook dhe dje ishin takuar për herë të parë.
Po dje kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale. Familja kishte shkuar në polici pasi nuk po gjenin vajzën pasi nuk ishte kthyer në shtëpi për orë të tëra, por para grupit hetimor vajza nuk ka pretenduar marrëdhënie me forcë por me dëshirën e saj, edhe pse kemi në këtë rast elemente penalë të marrëdhënieve me të mitura.
Edhe djali ka thënë se vajza nuk i kishte treguar moshën reale dhe se ishin takuar me dëshirë.
Të rinjtë janë gjetur bashkë jashtë qytetit, në automjet.
Vajza nuk ka bërë denoncim, por policia ka qenë e detyruar të kryejë procedurat për shkak të moshës së saj./albeu.com