Abuzoi me të renë në një klub të Barcelonës, Dani Alves rrezikon 8 vjet burg

Dani Alves u arrestua më 20 janar me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare në një klub të Barcelonës dhe që atëherë është në paraburgim. Prokuroria njoftoi se mbrojtësi brazilian 39-vjeçar do të dalë në gjyq në vitin 2023, pasi procedurat kanë ecur më shpejt se zakonisht.

Propozimi i prokurorisë do të jetë për një dënim të rëndë me burg, pasi ish-ylli i Barcelonës akuzohet për veprën e abuzimit seksual depërtues, i cili dënohet me burg nga 4 deri në 12 vjet.

Nëse shpallet fajtor, dënimi pritet të jetë tetë vjet, pasi gruaja dyshohet se është mashtruar nga braziliani për të hyrë në tualetin e klubit dhe më pas është sulmuar, pra është një vepër e rëndë. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 18:37