Abuzimi i 12-vjeçares në Pogradec, flet e ëma: Ai hynte me forcë në shtëpi, i thoshte do të vras babanë

Pak ditë më parë një ngjarje tronditëse u shënua në Pogradec ku një 15 vjeçar ka përdhunuar vajzën 12 vjeçare.

Në një prononcim për Fax News, e ëma e vajzës së mitur tregon se ngjarja ka ndodhur në korrik të këtij viti megjithëse denoncimi u bë vetëm para pak ditësh. Ajo thekson se i mituri e ka abuzuar dhe kërcënuar të bijën disa herë.

“Ngjarja ndodhi në korrik,por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzēn. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtēpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther,do të vras babanë,do vras veten. 15 vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bērë denoncim nē polici. Vajza ka disa ditë qē nuk shkon në shkollë,se kështu e ka këshilluar psikologia.. Ēshtë e mërzitur,e shqetësuar dhe ka ankth. Ēshtë rasti i dytë që ndodh në familjen tonë,është shumë e rëndë”-tha e ëma e të miturës.

Ajo që është akoma më e rëndë është fakti se dy vite më parë vajza e madhe e kësaj familje nga fshati Vêrdovë i Pogradecit ra pre e një përdhunimi sistematik nga një 46 vjeçar nga i njëjti fshat,i cili u dënua nga gjykata me 8 vite burg.