Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama: Fenomen në politikën ballkanike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të promovimit të librit të tij “Kritika e Etikës Globale”.

Në promovimin e librit të Abazoviçit mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sakaq Anazaoviç mori sot në Tiranë titullin “Doctor Honoris Causa”.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen dhe se ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.

“Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë”, tha Rama./Albeu.com/


Shtuar 13.01.2023 12:10