A u takua Rama dhe Basha në Rinas?! Reagon PD

Disa orë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha u takuan në sallën VIP në aeroportin e Rinasit. Lidhur me këtë lajm,  ka reaguar Partia Demorkatike e cila bën me dije se një takim i tillë nuk ka ndodhur.

Sipas deklaratës së PD,  kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në Shqipëri, që sipas tyre është kryer nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.

Deklarata e PD-së:

Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka thënë se i ka shtrirë dorën për bashkëpunim opozitës, dhe ftesa është ende e hapur për PD-në.


Shtuar 5.05.2021 15:41