A po nis konflikti Rusi-Ukrainë? SHBA urdhëron 8500 trupa të jenë gati

Situata në kufirin mes Rusisë e Ukrainës po vijon të mbetet e tensionuar.

Sipas mediave të huaja, Pentagoni urdhëroi 8,500 trupa në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur potencialisht në Evropë si pjesë e një “force reaguese” të NATO-s mes shqetësimeve në rritje se Rusia së shpejti mund të bëjë një lëvizje ushtarake në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden u konsultua me liderët kryesorë evropianë, duke nënvizuar solidaritetin e SHBA me aleatët atje.

Vedosja e trupave amerikanë në Europë tregon se Vladimir Putini nuk do të tërhiqet nga plani i tij për një pushtim të mundshëm të Ukrainës fqinje.

Në rrezik, përtej të ardhmes së Ukrainës, është besueshmëria e një aleance të NATO-s që është thelbësore për strategjinë e mbrojtjes së SHBA-së, por që Putin e sheh si një relike të Luftës së Ftohtë dhe një kërcënim për sigurinë ruse. Për Biden, kriza përfaqëson një test të madh të aftësisë së tij për të krijuar një qëndrim të bashkuar aleat kundër Putinit./albeu.com/

Shtuar 25.01.2022 08:20