A po merr fund pandemia? Mjeku Alimehmeti: Kujdes nga “goli” në minutat e fundit

Për mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur rreth fundit të pandemisë së Covid-19.

Alimehmeti shprehet se duket qartësisht që në këto momente jemi drejt fundit të pandemisë dhe kjo gjë sipas tij tregohet edhe nga ulja e kurbës së infektimeve dhe hospitalizimeve.

I ftuar në “Dita Jonë”, mjeku Alimehmeti përsëriti thirrjen se ndonëse situata është pozitive, duhet ende të tregojmë kujdes pasi ka ende një numër të madh njerëzish të paimunizuar dhe për këtë arsye i ftoi ata të vaksinohen.

“Qartësisht jemi drejt fundit. Kjo është vënë re më herët në vendet perëndimore të Europës, thjesht me një distancë disa javore do të ndodhë dhe këtu e njëjta gjë. Ju e patë erdhi Omicron, rriti numrin e të infektuarve, por nuk shtoi shtrimet në spitale.

Rastet e reja kanë rënë, por po bien dhe hospitalizimet. Është trend për të vazhduar në rënie, do ta ndihmojë dhe pranvera. Po shohim që Omicron nuk po shkakton më atë panikun e madh. Ka shumë njerëz që e kanë kaluar sëmundjen dhe janë vaksinuar.

Jemi drejt fundit, por duhet të kemi kujdes me kohën shtesë. Ky është rasti klasik për njerëzit që nuk janë imunizuar deri më sot. Janë ende një shifër e rëndësishme”, u shpreh Alimehmeti./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 09:25