Disa sulme kibernetike ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës mund të përbëjnë krime lufte, ka thënë një zyrtar ukrainas i sigurisë kibernetike për POLTICO.
Rusia ka shënjestruar rregullisht Ukrainën me sulme kibernetike që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.
Këto sulme, të kryera kundër faqeve të internetit të qeverisë dhe bankave, u intensifikuan përpara se Moska të dërgonte trupa në Ukrainë vitin e kaluar dhe kanë vazhduar.
Në një intervistë me POLITICO, Victor Zhora, shefi i transformimit digjital në Shërbimin Shtetëror të Komunikimit Special dhe Mbrojtjes së Informacionit (SSSCIP) të Ukrainës, tha se lufta dixhitale ishte pjesë e asaj që Kievi e konsideronte krime lufte.
Ai tha: “Kur vëzhgojmë situatën në hapësirën kibernetike, vërejmë njëfarë koordinimi midis sulmeve kinetike dhe sulmeve kibernetike, dhe duke qenë se shumica e sulmeve kinetike organizohen kundër civilëve, duke qenë një akt i drejtpërdrejtë i krimit të luftës, veprimet mbështetëse në kibernetikë mund të konsiderohen si krimet e luftës”.
Duke vënë në dukje sulmet kibernetike të Rusisë në rajonet lokale, Zhora tha se ato kishin një “ndikim të drejtpërdrejtë” duke ndërprerë shërbimet e të dhënave, rrjetet e energjisë, telekomunikacionet dhe infrastrukturën kritike në të cilën mbështeten banorët e Ukrainës.
Ndërsa zyrtarët në Ukrainë po analizojnë provat e sulmeve kibernetike nga Rusia, klasifikimi i sulmeve dgjhitale si krime lufte do të ishte i pari.
Javën e kaluar, u publikua një vlerësim i shumëpritur dhe i ndjeshëm i dëmeve në luftën në Ukrainë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) me bazë në Gjenevë.
Raporti, i cili mbuloi gjashtë muajt e parë të luftës, zbuloi se kishte dëme dhe shkatërrime të konsiderueshme në infrastrukturën e komunikimit në më shumë se 10 nga 24 rajone të Ukrainës.
Ai gjithashtu pretendoi se Moska në mënyrë të njëanshme ndërroi kodet e telefonimit ukrainas, të fiksuara nga agjencia e OKB-së, në ato ruse dhe se kishte pasur 1,123 sulme kibernetike kundër Ukrainës.
Një zyrtar i misionit diplomatik rus në Gjenevë hodhi poshtë pretendimet e raportit, duke thënë se ato ishin krijuar për të larguar vëmendjen nga “mizoritë” e paspecifikuara të kryera nga Ukraina në territorin e pushtuar nga Rusia./albeu.com