A mund të bëni ende plazh? Sinoptikani zbulon si pritet të jetë moti këtë fundjavë

Kjo fundjavë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Lajmin e ka bërë me dije sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News.

Hakil Osmani: Dita e sotme pritet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta pasi pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakëta shiu përgjatë shtrirjes Lindore dhe po ashtu në zonat Qendrore pritet që të ketë momente të pakëta me pika shiu.

Nuk është për t’u shqetësuar pasi pritet që fundjava të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që intervalet e gjata me kthjellime të jenë mbizotëruese gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Pasditet sjellin kalime të pakëta të vranësirave, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit në maksimumet e tyre do të jenë në rang territori në 30 gradë Celsisus.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë ditës së sotme e po ashtu edhe gjatë fundjavës duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë rreth 30 gradë Celsius. Në orët e para të mëngjesit minimumet pritet të regjistrohen në zonat malore në 10 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Përëndimore do të jenë nga 15-18 gradë Celsius. Kjo fundjavë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta.


Shtuar 6.10.2023 11:07