Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar seksskandalin e ndodhur në Bashkinë e Kukësit, ka treguar disa detaje në lidhje me atë se çfarë i këkrojnë inistrat kur bisedon në telefon.
Hoxha tha se rasti i Gjicit nuk është i izoluar, janë të shumtë zyrtarët që abuzojnë me detyrën.
Ndërsa theksoi se janë të shumtë zyrtarët e lartë të cilët këkrojnë mbrojtje, që mos ju dalin përgjimet publikisht.
Ai tha se gjatë bisedës që bën me ministrat ata shpesh e pyesin se: “A ka sinjal?”, duke shtuar kjo është një nga mënyrat e kriptuara për të mos lejuar përgjimet telefonike.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Sa herë flas me një ministër pyetja e arë që më bëjnë është, a ke sinjal?
Rakipi: Çfarë është kjo?
Hoxha: Kjo është një mënyrë komunikimi e kriptuar që mos lejojë përgjimin. Pse bëhet kjo gjë, për të fshehur të vërtetën.