A kanë pasur komunikim me Presidentin serb për lirimin e policëve të Kosovës? Si përgjigjet Rama dhe Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ditën e sotme ndodhej për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, një rëndësi të madhe mori edhe çështja “e nxehtë” e Veriut të Kosovës ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe.

Të pyetur nëse kanë pasur komunikim zyrtar me Beogradin për lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Kosovë Rama dhe Orban thanë se presin që kjo çështje të zgjidhet sot.

Rama: Që nga sekonda e parë e daljes së lajmit ne jemi angazhuar nga të katërta anët, e të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e policëve. Ajo që ka rëndësi është që ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre se nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse janë kapur qindra metra larg kufirit, se njëra palë thotë kështu, tjetra ashtu, nuk ka asnjë vlerë. Shkelje kufiri do të thotë ktheu mbrapa. Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Duhet të mbarojë.

Orban: Javën tjetër do të kemi një takim me Beogradin dhe shpresoj se deri atëherë kjo çështje do zgjidhet.

Ditën e sotme, në orë 12:30 policët e rrëmbyer pritet të dalin para gjykatës serbe.

/Albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 11:53