A ka nisur kundërofensiva ukrainase? Raketat godasin qytetin e pushtuar nga Rusia

Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë akuzuar Ukrainën për gjuajtje me raketa në rajonin lindor të Luhanskut duke thënë se ka goditur një kompleks industrial.

Qyteti i cili është rreth 100 km prapa vijës së frontit u pushtua nga Rusia dhe u aneksua ilegalisht vitin e kaluar.

Videot e postuara në internet treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi të dendur që ngrihej mbi qytet nga ajo që autoritetet thanë se ishte një objekt industrial i goditur nga dy raketa të lëshuara nga Ukraina.

Leonid Pasechnik, kreu i rajonit i instaluar nga Rusia, tha se sulmi u krye për të prishur festimet lokale të Ditës së Republikës në rajon.

Për shkak se qyteti ndodhet shumë larg pozicioneve ukrainase, sulmet e supozuara ndezën spekulime mes analistëve se Ukraina mund të kishte përdorur një raketë të re me një rreze më të gjatë.

Në fillim të kësaj jave, Britania e Madhe dërgoi në Kiev disa raketa me rreze më të gjatë.


Shtuar 12.05.2023 21:59