A ka jetë pas vdekjes? Alfred Bodini: Kur rashë në koma shihja gjyshin e vdekur, një dritë e bardhë nuk më lejonte ta takoja

Alfred Bodini, një person i cili vite më parë ka kaluar në gjendje kome, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites”, se cilat kanë qenë vëgimet që ai ka parë.

Bodini ka thënë se ai gjatë gjithë kohës shihte gjyshin e tij të vdekur, por një dritë e bardhë nuk e lejonte atë t’i afrohej.

Ai theksoi se ka qëndruar për rreth një muaj në gjendje kome.

Pjesë nga biseda:

Alfred ti e ke kaluar komën, çfarë mban mend?

Alfred Bodini: Unë kam qenë në koma në 2008-ën.

Sa kohë ke qendruar?

Alfred Bodini: Kam qëndruar një muaj.

Çfarë mban mend?

Alfred Bodini: I kam disa kujtime të paqarta.

Çfarë ke parë gjatë asaj kohe?

Alfred Bodini: Mbaj mend se shikoja vegime si tip makthesh. Kam patur një rast tjetër që kam qenë në 2015-ën që kam kaluar milingjit.

Ka qenë e ngjashme eksperienca?

Alfred Bodini: Kam patur vegime sikur shikoja gjyshin.

Është gjallë, apo ka ndërruar jetë gjyshi?

Alfred Bodini: Kishte ndërruar jetë. Sikur më vinte një dritë e bardhë dhe nuk më linte ta takoja.


Shtuar 12.04.2024 19:08