Mbrëmjen e sotme në emisionin politik “As Pro As Kundër”, u fol për burrat e fortë në politikën shqiptare.
Të ftuarit ishin kryesisht gazetarë dhe politikanë, të cilët e përqëndruan debatin në figurat kryesore që ndër vite kanë thënë fjalën e tyre në politikën shqiptare.
Por gazetarja e Albeu.com, Zamira Kajaçi ka bërë një pyetje provokuese duke e kthyer plotësisht rrjedhën e retorikës në emision.
“Në politikën shqiptare flitet për burra të fortë, por a kemi ne gra të forta në politikë?”-ka pyetur gazetarja.
Pyetjes së Kajaçit, i është përgjigjur Klajda Gjosha duke përmendur emrin e drejtueses politike të PD-së, Grida Dumës.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha është shprehur se kryeministrit Edi Rama i pëlqen të qeverisë me gra, por jo me gra të forta. /albeu.com/