A ka folur me Vuçiçin për lirimin e policëve të Kosovës? Rama: Do të bëja të njëjtën gjë po të ishin arrestuar serbë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një koneferencë për mediat në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se është shumë aktiv për të liruar tre policët e Kosovës që po mbahen në burg në Serbi dhe theksoi se marrëdhëniet me Serbinë në këtë moment janë vetëm për këtë çështje.

Ai përsëriti se pa lirimin e policëve nuk ka asnjë zhvillim në mërrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama tha se çdo ditë që kalon është e dëmshme jo thjesht për marrëdhëneit mes dy vendeve, por edhe për vetë Serbinë dhe rajonin.

“Mund të ketë impakte krejt të padëshiruar ndëskrohë që angazhimi ynë është tjetër që nga dita e parë. Ne kemi qenë të qartë, të vendosur të ndjekim politikën që kemi ndjekur, edhe me Serbinë. Ne për aq sa na takon dhe kemi mundësi dhe peshë, të ndikojmë që çdo kërcitje armësh, sado e shkurtër, të mbahet larg nga Ballkani.

Patjetër që fakti që 3 policë në këtë rast janë 3 policë të Kosovës, janë shqiptarë, por ju siguroj që të njëjtin qëndrim do mbaja edhe po të ishin serbë. Se kjo është një shtet të mbajë peng tre njerëz që nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo ndikon në marrëdhëniet tona dhe kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht. Nuk janë thjesht 3 policë shqiptarë, por janë 3 njerëz që mbahen atje nga një shtet dhe, mbulohet kjo me a arrestua ky, u arretsua ai. Edhe sikur të jenë të  vërteta për arrestimet që bëhen nga forcat legjitime të sigurisë në Kosovës, nuk reagohet duke bërë simetri,” ti po kap të mitë, unë të tutë”. Pse ça janë këto banda?”, tha Rama. /albeu.com


Shtuar 23.06.2023 13:32