A ka fletëthirrje ndaj jush apo kryetarit të PL? Monika Kryemadhi: Edhe mund të ketë, çfarë problemi ka

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët pas mbylljes së Kuvendit, se a ka fletëthirrje dhe çështje në SPAK ndaj saj apo bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Kryemadhi tha se deri më sot ajo është thirrur vetëm për inceneratorët, por nuk do ta kishte problem të shkonte në SPAK për çdo çështje.

Unë jam thurrur vetëm për Inceneratorët, edhe nëse më thërrasin në SPAK për operacionet plastike jam e gatshme”, tha Kryemadhi.

Sa i përket pyetjes se nëse ka ndonjë çështje ndaj bashkëshortit të saj, kryemadhi tha se edhe mund të ketë, por kjo sdo të thotë asgjë.


Shtuar 30.10.2023 18:14