Me afrimin e premierës së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, interesi i publikut po rritet dita-ditës.
Dhe këtë herë, ka qenë vetë producentja e programit, Sara Hoxha, që ka vendosur të ngacmojë fansat me një detaj të ri nga shtëpia më e famshme në vend.
Në një Instastory, ajo ka publikuar një pamje nga ambientet e brendshme, ku shfaqet një mur i dekoruar me pllaka pasqyre në nuanca blu një element që lë të kuptohet se edhe këtë sezon do të dominojnë estetika moderne dhe luksoze.
Në pasqyrim duken edhe punëtorët, duke treguar se punimet janë drejt përfundimit dhe shtëpia po merr formën finale.

“A jeni gati?”, shkruan Sara duke etiketuar faqen zyrtare të spektaklit, ndërsa fansat presin me padurim çdo detaj të ri.
Big Brother VIP Albania 5 pritet të nisë në dhjetor, nën drejtimin e Ledion Liços.
Kjo fotografi është sinjali i dytë zyrtar vizual nga brenda shtëpisë së re, duke e shtuar edhe më shumë kuriozitetin për sezonin që po afron.
