“A jeni gati për fazën tjetër?”, Netanyahu takohet me ushtarët izraelitë (VIDEO)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot ushtarët izraelitë të dislokuar jashtë Rripit të Gazës, njoftoi zyra e tij, duke publikuar një video të takimit.

Netanyahu dëgjohet duke pyetur ushtarët: “A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje në video, ku vetëm shihen ushtarët duke tundur kokën në përgjigje të pyetjes së tij.

Palestinezët ikin masivisht nga veriu i Gazës.

Ndërkohë, mijëra palestinezë po ikin nga Rripi verior i Gazës përpara një operacioni tokësor të pritshëm izraelit në zonë, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe thotë se do të mbajë dy vendkalime të hapura për lëvizjen e popullsisë në jug.

Izraeli u kishte dhënë kohë banorëve deri të shtunën në mëngjes që të largoheshin. Duke qenë se ky afat po përfundonte, ai tha se mund të garantonte lëvizjen e tyre të sigurt nëpër dy rrugëve deri në orën 16.00.

Forcat izraelite të grumbulluara rreth enklavës palestineze po “përgatiten për fazën tjetër të operacioneve”, tha zëdhënësi i ushtrisë nënkoloneli Jonathan Conricus.

Hamasi akuzon Izraelin se ka bombarduar autokolonën e civilëve

Në të njëjtën kohë, Hamasi akuzon Izraelin se ka bombarduar një kolonë të civilëve palestinezë që po shkonin drejt jugut. Të paktën 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe 200 u plagosën./Albeu.com


Shtuar 14.10.2023 18:50