Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur që të të lini një çokollatë të hapur në dollap dhe kur keni shkuar ta merrni disa ditë më vonë, vini re që ajo është bërë me një shtresë të bardhë.
Mos u frikësoni për të ngrënë, pasi nuk është e dëmshme. Formimi i asaj shtrese a të bëjë me mënyrën sesi e ruani.
Kjo do të thotë, nëse e ruani çokollatën në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta, yndyrat e saj ngrihen në sipërfaqe, bëhen kristale dhe krijojnë atë shtresën e bardhë.
Konsumi i saj nuk është e dëmshme, sidoqoftë për të shmangur këtë, ajo që duhet të bëni është të ruani çokollatat në vende me një temperaturë midis 14-18 gradë Celsius. /albeu.com