A ia keni dhënë ju popullit në gojë, apo ne? Shpërthen Sula: Ka ngelur vetëm të heqim pantallonat

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, kërkoi sot që qeveria të japë llogari për skandalet e fundit që kanë ndodhur në Partinë Socialiste, duke iu referuar kërkesës së

SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, dhe dhunën brutale të Rrajave për guroren në Borizanë, që tronditi themelet e qeverisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Sula tha se Arben Ahemtaj duhet të dilte para të gjithëve, të fliste për aferat që është përfshirë dhe t’i dorëzohet drejtësisë.

Nuk munguan as ironitë nga ana e Sulës. Sula tha se në Kuvend ka ngelur vetëm të hiqen pantallonat. Për të shprehur se sa skandale ka kryer PS, Sula përmendi edhe videoskandalin e Safet Gjicit.

Sula: Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? Ja keni dhënë popullit në gojë ju apo ne? Po ça ka ngelur vetëm të heqim pantallonat në sallë? Të na vijë turp ju dhe ne bashkë. Sepse situata është e rënduar, komike sa s’ka ku të vejë më.

Sa i përket raportit kur doni ju si mazhorancë të fusni një projektligj e përgatisni raportin për 24 orë. Ju gjeni gjithmonë artifice justifikime vetëm për të dhënë mundësi njerëzve të fshihni gjurmët. Ju nuk e bëni për shkelje procedure, tani ma jepni shpjegimin ju pse u shty mbledhja e Këshillit të Mandateve dy herë..

/albeu.com/