Një ditë më parë u bë viral lajmi se Mbretëresha Elizabeth II ka kërkuar një autograf nga Cristiano Ronaldo në fanellën e tij të re me Manchester United. Kështu, ai bëhet personi i parë që Mbretëresha i kërkon autograf.
Në fakt është:
E pavërtetë!
Origjina e këtij lajmi:
Më 1 shtator 2021, menjëherë pasi Manchester United publikoi fotografit e Ronaldos me fanellën e skuadrës, një thashethem filloi të qarkullojë në mediat sociale që pretendonte se Mbretëresha Elizabeth II kishte kërkuar autografin e yllit të futbollit pasi ajo dha një porosi për 80 fanella të MNU. Lajmi u shpërnda në Twitter nga një faqe e quajtur “Sport Innovation Society” dhe më pas bëri xhiron e rrjetit.
Por, ky lajm është i pavërtetë dhe Mbretëresha e Anglisë jo vetëm që nuk ka porositur 80 fanella të Manchester United por as nuk i kërkoi autograf Ronaldos.
Tweet-i i shfaqur më lart, i cili grumbulloi më shumë se 10.000 pëlqime brenda pak orësh, më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një mesazh ku thuhej: “Ne nuk mundëm të konfirmonim vërtetësinë e lajmit për Mbretëreshën dhe CR7, kështu që vendosëm të fshinim. Kërkojmë falje.”
Por kjo nuk e ndaloi përhapjen e këtij “lajmi”, pasi shumë faqe të tjera e rishpërndanë dhe e bën virale. Mes tifozëve ka ende pikëpyetje nëse Mbretëresha ka kërkuar autograf nga Ronaldo.
Por, së pasi, nuk ka asnjë burim të besueshëm për informacionin. Faqja që nxiti këtë thashethem e ka fshirë dhe e ka zëvendësuar atë me një shënim faljeje.
Dhe e dyta, Mbretëresha Elizabeth II nuk është një tifoze e Manchester United. Të paktën nuk e ka deklaruar diçka të tillë pasi ka zgjedhur të jetë një ambasadore neutrale për këtë sport. Goal.com raportoi se mbretëresha thuhet se është një tifoze e West Ham, por ajo gjithashtu ka shprehur mbështetje për Arsenalin. Ajo u takua me Arsene Wenger në Buckingham Palace në 2007 dhe thuhet se ajo ishte veçanërisht e impresionuar me Cesc Fabregas pasi bisedoi me të.
Për më tepër, për çfarë mund t’i duhen Mbretëreshës fanellat e Manchester United?