A i ka bërë Pacolli paratë në Rusi për t’u përdorur në aeroportin e Vlorës? Sherifi: Kjo dihej që në fillim, Pacolli nuk e ka mohuar ndonjëherë

Analisti Idaver Sherifi, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka deklaruar se dyshimet mbi përfshirjen e mundshme të interesave ruse në projektin e aeroportit të Vlorës, jane nje gje qe po aktualizohet sot edhe pse kjo gje eshte ditur me kohe.

Sipas Sherifit, që në momentin e lidhjes së kontratës me Pacollin, dihej për origjinën dhe destinacionin e kapitalit të përfshirë në këtë projekt strategjik.

“Në momentin që në vitin 2021 u lidh kontrata e koncesionit që iu dha Pacollit, kjo gje eshte ditur. Pacolli e ka vendosur pasurinë në Rusi e Kazakistan. Kjo nuk eshte je gje e re”, u shpreh Sherifi.

Ai shtoi se aktiviteti ekonomik i Pacollit është i përqendruar në Kazakistan, një shtet me lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë, dhe theksoi se selitë e kompanive të tij në Zvicër janë minimaliste.

“Gjithë aktiviteti i Pacollit ndodhet në Kazakistan.” tha Sherifi.