A i frikësohet votave që do marrë LSI? Basha: Kemi diferencat tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se koalicioni që udhëhiqet nga ai është më i madhi në 30 vite.

I ftuar në emisionin “Përballë”, me Lutfi Dervishin, Basha deklaroi se pavarësisht faktit që LSI po garon me një listë të veçantë, do garojë paralelisht me pjesën tjetër të aleancës opozitare.

Basha theksoi se ka diferenca mes PD dhe LSI, por e përbashkëta e tyre është vetëdijesimi.

Pjesë nga intervista:

Basha: Kam bindjen që shqiptarët do zgjedhin ndryshimin! Tetë vite Shqipëria nuk ka hedhur asnjë hap drejtë Europës.

Sa iu shqetësojnë votat që do marri LSI?

Basha: Koalicioni ynë është më i madhi që ka pasur Shqipëria në 30 vite. Janë të gjitha partitë në aleancën tonë. Mund të krijohen parti të tjera, janë krijuar parti të tjera, por kjo nuk e zbeh faktin që tek ne janë partitë që identifikojnë votuesit shqiptarë ndër vite.

LSI po garon me një listë të veçantë, por do të garojmë sëbashku. Ka diferenca me LSI-në, por e përbashkëta është vetëdijesimi.

Kemi diferenca programore, por kemi për detyrim që kur të jemi në pushtet të harmonizojmë programin në funksion të qytetarëve shqiptarë.


Shtuar 6.04.2021 21:39