A është financuar PD nga rusët? Berisha zbulon bisedën me Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë fajtor Lulzim Bashën si fajtorin e vetëm të bashkëpunimit me rusët, të cilët e financuan PD-në gjatë zgjedhjeve.

Ai rrëfeu bisedën me Bashën, kur ambasadori i atëhershëm Dobnald Lu i dërgoi dosjen në zyrë me artikullin e Mother Jones, ndërsa ish-kryetari i PD-së e kishte mohuar.

“Lidhur me aferën Basha në vitin 2018 Donald Lu më solli në zyrë një dosje me artikull të portalit Mother Jones që ai të lobojë për PD dhe Bashën, në dosje veç artikullit të Mother Jones dhe të një flete që tregonte se Nick Muzin nuk kishte asnjë dokument lidhur me këtë aferë, Basha i pyetur nga unë si çfarë qëndron ai më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin janë të mbledhura me diasporën në SHBA dhe se artikulli nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Janë para në përputhje me ligje dhe rregullat Midis artikullit dhe Bashës unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Unë jam vënë në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe çështja u mbyll me ndërhyrje të Agaçit në kundërshtim me ligjin. Unë e kam denoncuar këtë akt nga foltorja në foltore, Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte mbledhur fonde në diasporë. Pas këtyre informacioneve burimi mund të ishte rus. Ai që kishte shkruar Mother Jones”, tha Berisha.

“Vladimir Putini dhe Rusia janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në Europë. Në kuadër të debateve të shpërthyera ditët e fundit, PD deklaron sa vijon: PD si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve është forca e parë që ka kërkuar anëtarësimin në NATO. E ka bërë këtë, në një kohë kur të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë. PD në qeveri, është ndër vendet më të para që ka firmosur partneritetin për paqen me NATO-n, në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë. PD është forca që ka vendosur vendin në dispozicion për manovrat e NATO-s dhe SHBA. Në det, ajër dhe tokë. Ndërkohë që PS sillte rezoluta në parlament kundër bashkëpunimit dhe anëtarësimit në NATO. PD në qeveri është forca që kundër interesave strategjike ruse, anëtarësoi Shqipërinë në NATO. PD në qeveri, duke kundërshtuar interesat madhore strategjike ruse, dha një kontribut historik me rolin e saj në projektin e gazsjellësit TAP, duke mos u joshur nga asnjë presion. Ajo mbështeti, loboi për TAP, duke parandaluar kështu pushtimit të korridorit të jugut të Europës nga gazi rus. Në organizatat ndërkombëtare, PD në qeveri ka mbështetur çdo rezolutë të SHBA dhe NATO për sigurinë në botë“, tha Berisha.