A është bllokuar procesi i integrimit në BE? Rama: Ne negociojmë me Komisioni Evropian, jo me shtetet anëtare, KE shikon procesin në mënyrë teknike jo politike

Në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i bllokuar, duke theksuar se negociatat zhvillohen vetëm me Komisionin Evropian dhe jo me shtetet anëtare.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Evropian, por diskuton Komisioni Evropian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet”, tha ai, ndërsa shtoi se Komisioni Evropian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjetme.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se KE i vlerëson në mënyrë teknike përmbushjen e detyrave të Shqipërisë në çdo fazë të procesit të negociatave dhe jo në mënyrë subjektive dhe politike.

“Për ne është e rëndësishme në radhë të parë se çfarë thotë Komisioni Evropian, sepse KE e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive, nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjektive.

Ndërkohë që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavendosur në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të bëjë pyetje”, shtoi ai më tej.

Rama: Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Evropian, por diskuton Komisioni Evropian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze, kur Komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon te shtetet për të paraqitur raportin e vet. Nuk e di a u kuptova.

Që do të thotë, Komisioni Evropian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjetme. Tani është Komisioni që po diskuton me shtetet anëtare, të thuash u bllokua procesi nga “x” apo “y” është të shesësh ajër. Dhe kush beson se ajri blihet, e blen.

Po ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinionit publik, për të kuptuar si funksionon. Është një proces që kërkon studim për mënyrën si funksionon. Garancitë janë njësoj siç të thashë, kush shkon në një luftë, çfarë garancish ke që do fitosh luftën.

Për ne është e rëndësishme në radhë të parë se çfarë thotë Komisioni Evropian, sepse KE e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive, nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjektive.

Ndërkohë që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavendosur në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të bëjë pyetje. Kështu që, ne e kemi me Komisionin. Kur Komisioni thotë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat, për ne detyra është kryer dhe presim të kalojmë në fazën tjetër.


Shtuar 9.05.2026 12:15