A e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij? Keijsi përgjigjet në “Fan Club”: Është ende herët, më ka mbështetur shumë dhe…

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ishte i ftuar këtë të diel në studion e emisionit “Fan Club”, ku komentoi lojën dhe sjelljen e banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, shumica e konkurrentëve nuk tregohen të sinqertë gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, u shpreh Keijsi.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse edhe Ina mban një “maskë”, ai e mohoi këtë, duke theksuar se ajo ka treguar vlerat e saj reale.
“Jo, nuk e ka. Ajo po përpiqej të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”, tha ai.
Sa i përket raportit të tyre dhe mundësisë që Ina të jetë nëna e fëmijëve të tij, Keijsi u shpreh se është ende herët për deklarata të tilla, por nuk i kurseu fjalët pozitive.
“Është shumë shpejt, jam shumë brenda me Inën. Ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike”, përfundoi ish-banori.


Shtuar 1.02.2026 17:01

Tags: ,