A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Zyrtari i PE shmang përgjigjen

Kryetari i Komunitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian David McAllister iu shmang përgjigjes nëse pas zgjedhjeve të Rithemelimit më 22 maj, e njeh Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

“Jam këtu si kreu i delegacionit për çështjet e jashtme. Nuk është vendi këtu për të komentuar për zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Do të kemi javën që vjen një konference në Roterdam javën që vjen, jam i sigurt se do të bisedojmë dhe për çështjet me Shqipërinë.”, tha ai./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 13:41