A e dinit se Nikos Vertis ka rrënjë shqiptare? Sot koncerti madhështor i këngëtarit grek në Tiranë

Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis, do të zhvilloj sot në orën 19:00 një koncert madhështor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.

Por a e dinit lidhjen e veçantë që këngëtari ka me Shqipërinë? Në fakt mbiemri i tij i vërtetë është Arvanitidhis, Vertis është mbiemri artit, gjë që tregon se kengëtari ka rrënjë shqiptare, pasi gjyshi i tij është arvanitas.

Teksa u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit zbuloi një “sekret”, kur tha se emri i vërtetë i Vertis është Nikos Arvanitidis, është arvanitas nga gjyshi me origjinë.

Erion Veliaj: Ajo që nuk dini për Nikon është se emri i tij i vërtetë është Nikos Arvanitidhis Nukos Vertis është emri i artit. Për të gjithë arvanitasit dhe për të gjithë ata që njohin historinë e shqiptarëve të Greqisë edhe mbiemri yt është një kujetsë që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa na ndajnë.