A e dini sa vjeç mbush sot? Edi Rama feston ditëlindjen

Ditën e sotme kryeministri Rama feston ditëlindjen e tij, ku mbush 56 vjec. Rama qeveris shqiptarët  me një mandat të 3-të, gjë e  cila ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, dhe urimi i kreut të qeverisë nuk kishte si të mungonte.

Me një foto të flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rama shkruan: Gëzuar 4 korrikun Amerikë!

Por kanë qënë ndjekësit e tij më besnikë të cilët kanë shpërthyer në urime edhe ndaj kryeministrit Rama, i cili si duket nuk ka preferuar të publikojë një status për ditëlindjen e tij. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.07.2021 08:42