A do t’a votojë Presidenti Meta Kryemadhin në zgjedhjet e 25 Prillit?
Presidenti Meta gjatë një intervite në “Opinion” është pyetur rreth votës së tij në zgjedhjet 25 Prillit.
“Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98…”- tha Meta.
Deklarata e Metës:
Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98. Mos t’i shërbejmë oligarkisë. Kush shet votën trafikon vajzën e tij.
Nuk dua të mbetem vetëm unë këtu dhe të mësoj gjuhën e Bangladeshit. Kjo Rilindja e re, kjo thotë që problem është shqipja. Po e deshi populli Ramën nuk ka asnjë problem.
Unë nuk shikoj asnjë shans për një mandat të tretë. Më bind paniku që ka Edi Rama. Në ’94, mbaj mend sesi bëheshin mitingjet e Berishës sepse një pjesë shkonin të detyruar. Dhe e dimë rezultatin. Nuk bëhet dashuri me pahir, duke mirëkuptim nga dy anët. /albeu.com/