A do të votojnë në 25 prill të infektuarit me Covid? Përgjigjet drejtoresha e ISHP

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se qytetarët që janë të infektuar me Covid, ditën e zgjedhjeve nuk duhet të dalin nga shtëpia.

Në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se kjo është e parashikuar në ligj.

“ISHP ka përpiluar një protokoll që është i miratuar nga ministria e Shëndetësisë. Ky protokoll do të jetë para datës së zgjedhjeve.

Përsa i përket çështjes së personave që rezultojnë pozitiv, ditën e zgjedhjeve. Edhe sikur të mos kishte zgjedhje, këta persona nuk duhet të dalin për të vetmen arsye se krijojnë transmetim të infeksionit. Nuk ka asgjë të ndryshme në ditën e zgjedhjeve sa i përket infeksionit. Ne funksionojnë si autoritete shëndetësore që bazohemi në ligjin për sëmundjet infektive, i cili është i qartë për këto raste.

Pra kush është pozitiv dhe është i karantinuar, ose kontakt  i cili është pozitiv dhe i karantinuar. Pas 14 muajsh edhe qytetarët janë më të qartë. Nëse do të kenë pyetje në raport me lëvizshmërinë e personave të tjerë që nuk janë pozitive, pyetjet tek 0800 40 40 mjeku i familjes dhe më tej”, u shpreh Fico.

 

 


Shtuar 19.04.2021 14:20