A do të shkojë PD në Parlament? Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si një “mega krim elektoral”.

Berisha u shpreh gjithashtu se; po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”.

Mes të tjerash, ai theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ku sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.

Po ashtu, Sali Berisha, u shpreh se aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament.

Pyetje: A do të shkojë PD në parlament?

Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”.

Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?

Sali Berisha:PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”.


Shtuar 25.08.2025 13:43