Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një konferencë për mediet.
Celibashi foli për afatin 48 orë që KQZ i ka dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin, në mënyrë që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Afatai prej 48 orësh skadon sonte në mesnatë.
I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me fatin e Partisë Demokartike, Celibashi tha se vendimin do e marrë pasi të kalojë afati 48 orësh. Celibashi tha se vendimmarrja e KQZ është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.
Më tej ai tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj këtë të shtunë KQZ-së për afatin 48 orë, i cili skadon sot, për plotësimin e dokumenteve për tu regjistruar në lokalet e 14 majit.
Enkelejd Alibeaj ka njoftuar përmes një letre zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë.
Sipas vendimit të KQZ, Lulzim Basha do të duhet të firmosë shkresa zyrtare, ndonëse është dorëhequr prej afro 1 viti, pasi në të kundërt rrezikon pjesëmarrjen në zgjedhje.
/AlbEu.com/