A do të ndryshojnë masat pas ardhjes së “Delta-s” në Shqipëri? Komiteti i Ekspertëve merr vendim

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat që janë në fuqi, edhe pas mbërritjes së variantit “Delta” në Shqipëri.

Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë’ tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.


Shtuar 26.07.2021 13:21