Kreu i KQZ, i lirjan Celibashi deklaroi se nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj të 2023.
“Votimi elektronik nuk duket se ka shtysë. Nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit për kodin zgjedhor. Ky kod rregullator që është në fuqi do të jetë të zgjedhjet vendore. Nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor”, tha Celibashi.
Kujtojmë se sot, Celibashi në një tryezë ku u diskutua financimi i partive politike, theksoi se ligji për këto financime duhet të përmirësohet. Ai gjithashtu tha se palët janë ndërgjegjësuar.
“Theksoj se nuk e konstatoj arrogancën e partive politike për ta shpërfillur hapur atë që ka sanksionuar Kodi Zgjedhor në raport me financimin e politikë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi asnjë problem si parti politike në qasjen e tyre në lidhje me financimin, por duhet ta themi se të gjithë përpiqen. Ky është një hap i mirë le të themi, pasi duket sikur palët janë të ndërgjegjësuar për rëndësi që ka zbatimi i këtyre normave ndoshta edhe frikën për të mos u sanksionuar. Takimi i sotëm është episodi i parë i një serie takimesh që do të zhvillohen. Do të vazhdojmë të konsultohemi në lidhje më të gjitha ndalimet apo lejimet që Kodi Zgjedhor ka për sjelljet. Jo të gjithë e kemi të qartë se kush duhet të financojë kë, sa është vlera e financimit. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me limitet dhe kufijtë që media ke në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale në tërësi”, u shpreh ai.