A do të kandidoni për kryetar partie? Grida flet për herë të parë pas dorëheqjes nga postet në PD

Në një prononcim për mediat, Duma u pyet nëse do të kandidonte për kryetare të Partisë nëse dorëhiqet Basha.

Deputetja demokrate thotë se kjo as nuk i shkon në mendje tani, por dëshiron që të rikthehet debati politik real.

“Përsa kohë unë vet nuk kam përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, e vetmja arsye që të ccon ta mbash kur shumica e grupit parlamentar ka kërkuar një zgjidhje të përbashkët, sërish vazhdon e mban kreun e partisë meqë nuk ka dakordësinë e shumicës dhe i thuhet në mënyrën më normale, kjo është përfitimi i vetëm” – tha Duma.

A do kandidoni për kryetare të PD-së?

“As që më shkon në mendje tani, dua të rikthehet debati politik real. Ta besojnë qytetarët. Unë besoj që si ccdo gjë në jetë, dhe në historinë e zhvillimeve, ka etapa, situata ka shkuar në ekstremin në maksimum. Nuk mbahet PD me minimum. Ne kemi menduar si grupim i Durrësit që është jetike për qytetarët e Durrësit, qëndrimin e PD-së mbi një projekt të mbyllur. Porti i Durrësit do të thotë 81 hektarë dhe janë dhënë disa oligarkëve.


Shtuar 10.03.2022 11:51