A do të futet PD në Kuvend? Basha i jep fund dyshimeve dhe përgjigjet prerë

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD me kandidatët fitues dhe jo fitues të 25 Prillit.

Burimet nga brenda selisë blu kanë bërë me dije se kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar dhe pranuar futjen e opozitës në Kuvendin e ri.

“Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament,” ka thënë kryetari i PD Lulzim Basha.

Ndërkohë një zë ndryshe ka qënë, demokrati Mark Marku I cili ka kërkuar nisjen e protestive për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve më 25 Prill.

“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore,” ka thënë Marku. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.05.2021 19:47