A do të ekstradohet në Shqipëri? Laert Haxhiu del sot në Gjykatën e Janinës

Laert Haxhiu, i cili ndodhet prapa hekurave në burgun grek, do të dalë sot para Gjykatës së Janinës lidhur me kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Haxhiu rezulton i dënuar me 18 vite burg në vendin tonë.

Për Haxhiun ka një vendim nga Gjykata e Lartë si dhe rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani ku e implikon Haxhiun ne disa vrasje dhe krime të tjera.

Laert Haxhiu përfaqësohet nga avokati shqiptar Detar Hysi dhe jurist grek të cilët më herët kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjes së Artan Cukut.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqisë ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptare./Albeu.com 


Shtuar 18.10.2023 10:48