Gjatë zgjedhjeve për kreun e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do e mundte dot kryeministrin Edi Rama nëse do ishte në krye të partisë.
I pyetur nga gazetari i emisionit “Stop” në “Klan”, Berisha shprehet se nuk i pëlqen të flasë me “nëse”, ndërsa i ka uruar ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.
Sali Berisha do të deklaronte pak ditë më parë në një intervistë televizive se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.
“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha për Syri Tv.
Lideri historik i së djathtës e konfirmoi të njëjtën deklaratë edhe gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat gjatë votimeve për kryetarin e partisë. “Jam konsistent i deklaratave të mia”, tha ai.
Pyetje-përgjigje
Pyetje: Nëse ti do të ishe kryetari i ri do ta mundje dot Ramën?
Berisha: Tani me këto “nëse”-të unë nuk jam. Unë nuk flas me nëse.
Dje ka qenë ditëlindja e kryetarit Basha…
Berisha: I uroj 120 vjeç!