A do t’a bëjë vaksinën? Habit me përgjigjen Grida Duma

Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike, Grida Duma, e pyetur nëse do të marrë vaksinën kundër Covid-19, është shprehur se është shumë e gatshme për t’u injektuar.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Duma ka thënë se nuk ka dyshim as për vaksinën ruse e as për atë kineze, duke shtuar se është detyrim, e sidomos i politikanëvë, që janë të rrethuar nga shumë njerëz.

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë?

Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është detyrim sidomos i joni që jemi me shumë njerëz, duhet dhe janë detyrim i joni i pari dhe pastaj i kujtdo.

Rudina Magjistari: Edhe rusen edhe kinezen?

Grida Duma: Nuk kam asnjë ndryshim dyshues me jetën. Duhet bërë ajo që duhet bërë, le të themi që marrim shumë më shumë ilaçe të pakontrolluara ndonjëherë për t’u shqetësuar kaq shumë për një vaksinë.

Shtuar 24.03.2021 10:03