Juvenutus do ta shkarkoj Andrea Pirlon nëse nesër mposhtet nga Napoli.
Dy skuadrat do zhvillojnë ndeshjen e shtyrë e cila ishte programuar për t’u luajtur në muajin tetor të vitit të kaluar.
Sipas Il Corriere della Sera, ndeshja do jetë vendimtare për të ardhmen e Pirlos.
“Zonja e Vjetër” mund të shkarkojë teknikun italian nëse mposhten nga skuadra e Gennaro Gattusos.
Asistenti i tij Igor Tudor mund ta zëvendësojë deri në fund të edicionit dhe për sezonin tjetër në listë ndodhet edhe ish trajneri Massimiliano Allegri, me të cilin u takua në vikendin e kaluar edhe presidenti i klubit Andrea Agnelli.