A do martohesh me Zhegrovën? Qeqa: Vetëm mund ta ftoj që të kapë lulet në dasmën time

Edon Zhegrova dhe Qeqa Krelani kanë pasur në të shkuarën përplasje mes tyre, përmes deklaratave në distancë. Bukuroshja dardane me deklaratar e saj e ka tërhequr shpesh vëmendjen.

Pak kohë më parë e humbi toruan me të trajneri Tahir Batatina, i cili më pas u kritikua ashpër nga komuniteti i gazetarëve në Kosovë. Qeqa është rikthyer protagoniste.

Në “ATV” asaj i është bërë një pyetje provokuese, nëse do të martohej me sulmuesin e Kosovës dhe Bazelit, Edon Zhegrovën.

“Vetëm mund ta ftoj që të kapë lulet në dasmën time, në mënyrë që të gjejë fatin dhe të martohet me dikë tjetër”, është shprehur Qeqa Krelani, ndërkohë që interes mund të ketë për këtë temë edhe mendimi i Zhegrovës.


Shtuar 25.04.2021 08:52