Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për skandalin me inceneratorët, pritet të dalë para gjykatës në datën 2 janar për tu njohur me vendimin që do të merret për fatin e tij.
Kojtojmë se Koka apeloi vendimin e shkallës së parë, duke pretenduar për masë sigurie më të butë.
Kujtojmë se Lefter Koka u arrestua për një sërë akuzash, duke filluar nga ajo e “korrupsionit”, “marrjes së ryshfetit”, etj.
Veç tij u shpallën në kërkim edhe dy pronarët e Inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja dhe u sekuestruan pasuritë e të treve, duke përfshirë këtu edhe vetë inceneratorët.
Arrestimi erdhi pas hetimeve të SPAK dhe pritet që ato të thellohen edhe më tej duke zbuluar dhe prangosur edhe persona të tjerë për këto afera.
Koka dyshohet se përfitoi rreth 3,6 milion euro nga kjo skemë./albeu.com/