A do heqë Shqipëria masat si disa vende në botë? Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë u pyet sot nga gazetarët nëse do të ketë një heqje të plotë të masave siç po bëjnë disa vende në botë ose nëse do të lehtësohen. Ogerta Manastirliu u përgjigj duke thënë se është shumë herët për të shpallur fitore.

“Është ende herët për të shpallur fitore dhe për të lëshuar të gjitha masat, por nga ana tjetër ajo që po bëjnë vendet është vlerësimi epidemiologjik në bazë të situatës lokale. Sa u përket masave tona, janë të intensitetit mesatar, ose elastike. Situata po vlerësohet ne mënyrë dinamike. Duhettë jemi të kujdesshëm në hapat që do marrim. Sot kemi mbi 18 mijë raste aktive dhe situata në spitale është e qëndrueshme. Bazuar mbi dinamikën e situatës do të marrim vendime”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri të ditur se po rishikojnë afatin e dozës së tretë.

Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përjet vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 12:45