Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me emigrantët në Evropë, ku pas Athinës do të shkojë në Milano, Londër dhe Düsseldorf.
I pyetur nëse do të mbajë fjalime të ashpra si në Greqi, Rama u përgjigj: Sipas vendit bëhet Kuvendi.
Pyetje: Fjalimet tuaja në Milano, në Londër dhe Düsseldorf do kenë të njëjtat tone?
Rama: Sipas vendit dhe Kuvendi, kështu që është vend tjetër dhe ka kuvend tjetër.
Më tej Rama u shpreh se “unë jam kryeministri i Shqipërisë, por edhe kryetari i PS. Më intereson fakti që ne jemi në një moment historik dhe jemi shumë pranë futjes në BE.
Raportet tona me Greqinë duhet të jenë shembullore. Unë nuk jam asnjëherë për ti ngacmuar ato raporte dhe më tepër për tu marrë më historira që janë historira të një kopshti fëmijës”